Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universitete nga Ballkani bashkëpunojnë me degën e Universitetit të Ruses në Razgrad

4
Foto: BTA

Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe jashtë vendit, raportoi BTA. Në vitet e fundit, pesë studentë të huaj nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistani kanë kaluar nëpër Degën e Universitetit të Ruses me ndihmën e programeve "Erasmus +" dhe "Ceepus". Gjashtë studentë nga Dega në Razgrad kanë kaluar nëpër universitete të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Rumani në kuadër të të dyja programeve.


Koordinatorja e komunikimit institucional të institucionit arsimor në Razgrad - Ilina Ivanova, jep informacion se 27 lektorë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Kroacia, Rumania dhe Lituania kanë vizituar Razgradin, dhe 48 lektorë nga Dega kanë vizituar universitete të huaja në Qipro, Kazakistan, Rumani, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kroaci, Spanjë, Britani të Madhe, Republikën Çeke, Greqi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Itali, Turqi, Poloni, Serbi.


Të gjitha sallat e leksioneve dhe seminareve në Degën e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad janë të pajisura me sisteme moderne prezantimi. Studentët trajnohen në tre fusha profesionale: teknologji kimike, bioteknologji dhe teknologji ushqimore dhe diplomohen me kualifikim profesional "inxhinier" në specialitetin përkatës. Specialitetet e studiuara në Razgrad janë të kërkuara për shkak të mundësive për realizim profesional në fushat e industrisë farmaceutike, bioteknologjike, ushqimore, silikate dhe qeramike.


Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA, facebook.com/filialrazgrad



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD