4
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe jashtë vendit, raportoi BTA. Në vitet e fundit, pesë studentë të huaj nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistani kanë kaluar nëpër Degën e Universitetit të Ruses me ndihmën e programeve "Erasmus +" dhe "Ceepus". Gjashtë studentë nga Dega në Razgrad kanë kaluar nëpër universitete të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Rumani në kuadër të të dyja programeve.

Koordinatorja e komunikimit institucional të institucionit arsimor në Razgrad - Ilina Ivanova, jep informacion se 27 lektorë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Kroacia, Rumania dhe Lituania kanë vizituar Razgradin, dhe 48 lektorë nga Dega kanë vizituar universitete të huaja në Qipro, Kazakistan, Rumani, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kroaci, Spanjë, Britani të Madhe, Republikën Çeke, Greqi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Itali, Turqi, Poloni, Serbi.

Të gjitha sallat e leksioneve dhe seminareve në Degën e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad janë të pajisura me sisteme moderne prezantimi. Studentët trajnohen në tre fusha profesionale: teknologji kimike, bioteknologji dhe teknologji ushqimore dhe diplomohen me kualifikim profesional "inxhinier" në specialitetin përkatës. Specialitetet e studiuara në Razgrad janë të kërkuara për shkak të mundësive për realizim profesional në fushat e industrisë farmaceutike, bioteknologjike, ushqimore, silikate dhe qeramike.

Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, facebook.com/filialrazgrad
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..