Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës ranë dakord me vlerësimet pozitive të dhëna nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane për përmbushjen e kërkesave nga Bullgaria, thuhet në një deklaratë të Eurogrupit të cituar nga BTA.
Të premten, më 20 qershor, Këshilli i BE-së duhet të miratojë një letër drejtuar Këshillit Evropian për të nisur procedurën. Javën tjetër, Këshilli Evropian do të diskutojë temën dhe procesi do të përfundojë më 8 korrik me një votim mbi opinionin në Parlamentin Evropian dhe miratimin nga Këshilli i BE-së të vendimeve të nevojshme përfundimtare.
Bullgaria u përfaqësua në takimin në Luksemburg nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë Dimitër Radev. Përpara forumit, Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe dhe Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike Valdis Dombrovskis hodhën poshtë shqetësimet se pranimi i Bullgarisë në eurozonë mund të çojë në inflacion serioz dhe rritje të çmimeve në vend, duke përmendur angazhimin e Sofjes për një politikë buxhetore të arsyeshme dhe të sigurt.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: iStock
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..