Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Foto: iStock

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës ranë dakord me vlerësimet pozitive të dhëna nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane për përmbushjen e kërkesave nga Bullgaria, thuhet në një deklaratë të Eurogrupit të cituar nga BTA.

Të premten, më 20 qershor, Këshilli i BE-së duhet të miratojë një letër drejtuar Këshillit Evropian për të nisur procedurën. Javën tjetër, Këshilli Evropian do të diskutojë temën dhe procesi do të përfundojë më 8 korrik me një votim mbi opinionin në Parlamentin Evropian dhe miratimin nga Këshilli i BE-së të vendimeve të nevojshme përfundimtare.

Bullgaria u përfaqësua në takimin në Luksemburg nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë Dimitër Radev. Përpara forumit, Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe dhe Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike Valdis Dombrovskis hodhën poshtë shqetësimet se pranimi i Bullgarisë në eurozonë mund të çojë në inflacion serioz dhe rritje të çmimeve në vend, duke përmendur angazhimin e Sofjes për një politikë buxhetore të arsyeshme dhe të sigurt.

Lexoni më tepër në arkivin tonë:

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:  iStock



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu do ta testojë shtetin kur të futet euro, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov

Ende nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet". Fushata informative nuk do të jetë e..

botuar më 25-06-20 10.41.PD

Qytetarët bullgarë tani kanë një të drejtë të rregulluar për falimentim personal

Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet. Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij,..

botuar më 25-06-20 10.27.PD

Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"

Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..

botuar më 25-06-20 5.00.PD