Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës ranë dakord me vlerësimet pozitive të dhëna nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane për përmbushjen e kërkesave nga Bullgaria, thuhet në një deklaratë të Eurogrupit të cituar nga BTA.
Të premten, më 20 qershor, Këshilli i BE-së duhet të miratojë një letër drejtuar Këshillit Evropian për të nisur procedurën. Javën tjetër, Këshilli Evropian do të diskutojë temën dhe procesi do të përfundojë më 8 korrik me një votim mbi opinionin në Parlamentin Evropian dhe miratimin nga Këshilli i BE-së të vendimeve të nevojshme përfundimtare.
Bullgaria u përfaqësua në takimin në Luksemburg nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë Dimitër Radev. Përpara forumit, Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe dhe Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike Valdis Dombrovskis hodhën poshtë shqetësimet se pranimi i Bullgarisë në eurozonë mund të çojë në inflacion serioz dhe rritje të çmimeve në vend, duke përmendur angazhimin e Sofjes për një politikë buxhetore të arsyeshme dhe të sigurt.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: iStock
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..
Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..
Ende nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet". Fushata informative nuk do të jetë e..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..