Ende nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet".
Fushata informative nuk do të jetë e motivuar politikisht. Nuk do të jetë propagandë. Do t'i adresohet frikës dhe shqetësimeve publike në mënyrë që të ketë një mjedis tregu të parashikueshëm, theksoi Zheljazkov.
Sipas fjalëve të tij, roli i diskutimit është t'i ofrojë udhëzime tregut. "Në disa aspekte, duket se aftësia e shtetit për të reaguar po vihet në provë. Ose dikush më i guximshëm do të thoshte se ky është një lloj veprimi hibrid që ka detyra të tjera", komentoi Zheljazkov dhe u bëri thirrje strukturave shtetërore të jenë në vendin e tyre.
Forumi është organizuar nga Këshilli Ekonomik dhe Social i Bullgarisë dhe është pjesë e Strategjisë së Komunikimit për Futjen e Euros në Bullgari.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..