Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Vera astronomike vjen me një ftohje të lehtë

Foto: BTA

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie, ku shiu do të vazhdojë të bjerë në vende të izoluara. Pasdite, kryesisht mbi pjesën jugperëndimore të vendit, do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende do të ketë shi afatshkurtër me bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë midis 23 dhe 28°, në kryeqytet do të jenë rreth 24°.

Në male para mesditës, do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave përgjatë kreshtës së Stara Pllanina, Sredna Gora, Rodopeve, Stranxha dhe Sakar. Pas mesditës, do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende, kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe Sredna Gora, do të ketë shi dhe bubullima. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metra do të jetë rreth 17°, në 2000 metra - rreth 9°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave mbi bregdetin jugor. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 23 në 26°. Temperatura e ujit të detit është 21-24°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Të dielën do të kemi mot me diell. Rritje të përkohshme të vranësirave do të ketë pas mesditës mbi rajonet lindore dhe malore, por pa reshje. Temperaturat do të rriten.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..

botuar më 25-10-08 7.30.MD
Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD
Ministri Borisllav Gucanov

Qeveria ofron deri në 7500 leva për familjet e prekura nga përmbytjet

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..

botuar më 25-10-08 1.19.MD