Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga sheshi deri në vendin e quajtur "Vëllçova Tumba", ku do të merret “ujë i heshtur”.
Të nesërmen, më 22 qershor, e diel, në orën 05:00 do të niset nga sheshi i fshatit me pishtarë prapë drejt "Vëllçova Tumba", ku do të pritet lindja e diellit dhe përgjatë shtigjeve do të mblidhen barishte. Hapja zyrtare e festës do të jetë në orën 11:00 në vendin e quajtur “Livadhi Katurova”. Aty do të zhvillohen tre konkurse – për kurorën më të bukur, për recetën më autentike të përgatitur me barishte, dhe për buqetën më të bukur me lule. Pritet edhe një program i pasur folklorik.
Sipas kalendarit popullor bullgar, Enjovden festohet më 24 qershor. Kjo është dita e festës së krishterë kushtuar lindjes së Shën Gjon Pagëzorit. Festa është e njohur edhe si “mes vera” apo dita e diellit, pasi përkon me solsticin e verës.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia e qytetit Goce Dellçev
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..
Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..