Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Një deklaratë nga qendra e shtypit e qeverisë thotë se ruajtja e rendit ligjor ndërkombëtar dhe mekanizmave të kontrollit të armëve janë me rëndësi të madhe. Në lidhje me sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane më 22 qershor, institucionet bullgare bënë thirrje për ulje të tensionit dhe dialog. Në një deklaratë qëndrimi nga zyra e shtypit presidenciale, Kreu i Shtetit Rumen Radev thekson se përshkallëzimi i veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht shqetësues. "Ne presim që anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të gjejnë një rrugë drejt dialogut konstruktiv që do të parandalonte rrezikun e një katastrofe globale", tha Presidenti Radev. Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Natalija Kisellova, e cila theksoi se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare duhet t’u drejtohen negociatave dhe ndërprerjes së armiqësive.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri thirrje gjithashtu për përpjekje diplomatike për të shmangur përkeqësimin e situatës në rajon. Duke iu referuar rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe marrëveshjeve brenda kuadrit të regjimit për mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, Ministria jonë e Punëve të Jashtme thekson se Iranit nuk duhet t'i lejohet të zhvillojë një program bërthamor për qëllime ushtarake.
Informacioni është i BTA dhe Këshillit të Ministrave.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Reuters Photo/iStock Photo
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..