Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për shtyp ministri i energjetikës, Zheço Stankov, pas përfundimit të mbledhjes me kryeministrin Rosen Zheljazkov, në lidhje me tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
Stankov hodhi poshtë pretendimet nga disa qarqe se mbyllja e ngushticës së Hormuzit do të shkaktonte një rritje të menjëhershme të çmimit. "Shteti bullgar nuk varet drejtpërdrejt nga furnizimet nga ky rajon", theksoi ai. Një ngarkesë me këtë rrugë aktualisht është në rrugë drejt Bullgarisë, ka dalë nga rajoni përkatës dhe pritet të mbërrijë në Gjirin e Burgasit pas disa ditësh, sqaroi Stankov. Furnizimet e ardhshme për rafinerinë në Burgas janë gjithashtu të sigurura nga burime të tjera. Sipas ministrit, nëpër pikat e karburantit ka lëvizje të çmimit të karburanteve prej 3 deri në 5 stotinka (qindarka).
Nuk priten probleme as me furnizimet me gaz natyror.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAZëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..