Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për shtyp ministri i energjetikës, Zheço Stankov, pas përfundimit të mbledhjes me kryeministrin Rosen Zheljazkov, në lidhje me tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
Stankov hodhi poshtë pretendimet nga disa qarqe se mbyllja e ngushticës së Hormuzit do të shkaktonte një rritje të menjëhershme të çmimit. "Shteti bullgar nuk varet drejtpërdrejt nga furnizimet nga ky rajon", theksoi ai. Një ngarkesë me këtë rrugë aktualisht është në rrugë drejt Bullgarisë, ka dalë nga rajoni përkatës dhe pritet të mbërrijë në Gjirin e Burgasit pas disa ditësh, sqaroi Stankov. Furnizimet e ardhshme për rafinerinë në Burgas janë gjithashtu të sigurura nga burime të tjera. Sipas ministrit, nëpër pikat e karburantit ka lëvizje të çmimit të karburanteve prej 3 deri në 5 stotinka (qindarka).
Nuk priten probleme as me furnizimet me gaz natyror.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAGjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..