Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin 100-kilometërsh për 6:56:40 orë, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me plot 42 minuta, njoftoi BTA. Kështu, për herë të parë në historinë 42-vjeçare të garës, fituesi përfundon me kohë nën 7 orë.
Në vitin 2022, Hristo u bë i pari që përfundoi nën 8 orë, ndërsa në vitin 2021, kur fitoi me kohën 08:07:23, fitoi gjithashtu popullaritet duke u ulur në gjunjë menjëherë pas përfundimit për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.

Afërsisht 3000 pjesëmarrës (vrapues dhe çiklistë) morën pjesë këtë vit në garën emblemë, e cila edhe këtë verë është pjesë e nismës "Sofja – kryeqyteti evropian i sportit". Fillimi i saj daton që nga vitet 70- të të shekullit XX, kur në planet kalendarike të shoqatave turistike të asaj kohe u shfaq gara "100 kilometra për 24 orë" – emërtimi i parë i Rrethit të Vitoshës. Çdo vit, koha e nevojshme për përshkimin e itinerarit po zvogëlohet.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/vitosha100km
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..
Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..