Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shprehu solidaritet me viktimat e sulmit të përgjakshëm në Damask

Foto: EPA/BGNES

Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore në Siri.

Me këtë rast, Ministria jonë e Punëve të Jashtme publikoi një deklaratë në faqen zyrtare, duke e dënuar ashpër aktin barbar ndaj kishës ortodokse, i cili mori jetën e dhjetëra besimtarëve dhe plagosi shumë të tjerë. MPJ shprehu ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave, mes të cilëve kishte edhe fëmijë, dhe u bëri thirrje autoriteteve kalimtare siriane dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë e të gjitha pakicave fetare në vend.

Patriarku bullgar Daniill gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij ndaj “komunitetit të krishterë të shumëvuajtur të Patrikanës së Antiokisë”. Në mesazhin e tij drejtuar Patrikut të Antiokisë, Joani X, Shenjtëria e Tij dënoi me vendosmëri “këtë akt të çmendur të dhunës demonike” dhe u bëri thirrje “autoriteteve shtetërore në Siri të garantojnë jetën, lirinë fetare dhe paprekshmërinë e të gjitha bashkësive të krishtera në vend”.

Patriarku Daniill u bëri thirrje gjithashtu të gjitha "organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që mund të ushtrojnë ndikim të dobishëm për ndalimin e dhunës në Siri dhe në rajon”.

Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët e Bullgarisë Rumen Radev dhe të Shqipërisë Bajram Begaj

Presidenti falënderoi Shqipërinë për respektimin e të drejtave të pakicës bullgare

Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë, e cila dëshmon se mund të zbatojë me sukses reformat në emër të së ardhmes evropiane të rajonit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë një takimi në Tiranë me homologun e..

botuar më 25-06-17 9.22.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Romgaz ndërpreu çështjen-goditje kundër Greenpeace – Rumania Më 11 qershor, pikërisht para seancës së parë të çështjes, qëllimi i së cilës në praktikë ishte shpërbërja e Greenpeace – Rumania, Romgaz tërhoqi padinë e saj në gjykatë kundër..

botuar më 25-06-14 8.00.PD
Teheran, Iran, 13 qershor 2025

Bullgaria bëri thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit. "Republika e Bullgarisë është e shqetësuar nga çdo veprim që..

botuar më 25-06-13 3.26.MD