Sonte në orën 20:00, në sheshin përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes, do të mbahet koncerti i Orkestrës legjendare të Duke Ellington, i organizuar nga Akademia Kombëtare e Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në partneritet me Bashkinë e Sofjes. Ngjarja, me hyrje të lirë, do të hapet nga Big Bandi i Akademisë Kombëtare të Muzikës, nën drejtimin dhe dirigjimin e Mihaill Josifov.
Orkestra, e themeluar nga një prej gjenive të historisë së xhazit – Duke Ellington, vazhdon të ruajë frymën e muzikës së tij edhe sot. Nën dirigjimin e Charlie Young III, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Shelly Carrol dhe 14 ikonave të tjera të xhazit, si dhe me praninë speciale të nipit të Duke Ellington – Paul Ellington, koncerti premton të jetë një kënaqësi e vërtetë për adhuruesit e muzikës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: sofia.bg
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..