Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare. Në një afat sa më të shkurtër, Këshilli i Ministrave do të miratojë një program të ri për periudhën 2025–2029, në të cilin parashikohet një rritje vjetore e fondeve financiare të destinuara për mbështetjen e komuniteteve bullgare në këto vende.
Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev në përgjigje të pyetjes së deputetit Xhipo Xhipov nga partia “Po, Bullgaria” në lidhje me fondet për mbështetjen e komunitetit bullgar jashtë vendit. Përgjigjja u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit Popullor.
“Politikat e papranueshme të vazhdueshme që shkelin të drejtat e qytetarëve me vetëdije bullgare në Maqedoninë e Veriut konfirmojnë nevojën objektive ekzistuese për një mekanizëm të siguruar financiarisht për mbrojtje juridike dhe përfaqësim ligjor në raste të ndjekjeve penale me motive politike, manifestimeve të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes me bazë antibullgare”, thuhet gjithashtu në përgjigjen e ministrit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..