Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të brendshme, Daniell Mitov. Sipas tij, krahasuar me vitin 2023, presioni migrator ka rënë me rreth 70%, gjë që i atribuohet disa faktorëve – përmirësimit të strukturës penguese në kufi, mbikëqyrjes me kamera, shtimit të personelit të "Policisë Kufitare", pajisjeve të blera, si dhe punës së kontingjenteve nga Austria, Hungaria, Rumania dhe Frontex, njoftoi BTA.
Vërehet një tendencë e re për kalim të paligjshëm nga më shumë shtetas me origjinë marokene, njoftoi reporteri i BNR, Nikollay Hristov. "Kjo vërehet edhe nga shtete të tjera evropiane dhe për rrjedhojë kemi ndërmarrë veprime për negociata si në nivel evropian, ashtu edhe kombëtar, për të kufizuar këto mundësi. Po bisedojmë edhe me palën turke për këtë çështje, sepse shtetasit marokenë kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në Republikën e Turqisë dhe personat që synojnë të kalojnë ilegalisht kufirin bien kryesisht në duart e trafikantëve atje", deklaroi Mitov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..