Ministri i kulturës Marian Baçev përshëndeti pjesëmarrësit në sesionin e 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, i cili po zhvillohet nën kryesimin e Bullgarisë në selinë qendrore të organizatës ndërkombëtare në Paris. Në takim marrin pjesë 194 shtete që kanë ratifikuar Konventën për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Baçev theksoi nevojën për përfshirje më të madhe të brezit të ri në ruajtjen e kujtesës kulturore, si dhe rëndësinë e arsimit, teknologjive digjitale dhe vazhdimësisë kulturore. “Inteligjenca artificiale është një instrument, por jo një zgjidhje. Ajo nuk mund të krijojë personalitetet që do t’i përkushtohen mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Kjo është misioni ynë”, tha ministri.
Gjatë forumit, që zgjat deri më 16 korrik, Bullgaria ka organizuar një sërë aktivitetesh për të prezantuar pjesë nga trashëgimia e saj e pasur kulturore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e KulturësBanka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..
Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..