Ministri i kulturës Marian Baçev përshëndeti pjesëmarrësit në sesionin e 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, i cili po zhvillohet nën kryesimin e Bullgarisë në selinë qendrore të organizatës ndërkombëtare në Paris. Në takim marrin pjesë 194 shtete që kanë ratifikuar Konventën për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Baçev theksoi nevojën për përfshirje më të madhe të brezit të ri në ruajtjen e kujtesës kulturore, si dhe rëndësinë e arsimit, teknologjive digjitale dhe vazhdimësisë kulturore. “Inteligjenca artificiale është një instrument, por jo një zgjidhje. Ajo nuk mund të krijojë personalitetet që do t’i përkushtohen mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Kjo është misioni ynë”, tha ministri.
Gjatë forumit, që zgjat deri më 16 korrik, Bullgaria ka organizuar një sërë aktivitetesh për të prezantuar pjesë nga trashëgimia e saj e pasur kulturore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e KulturësMinistria e Arsimit dhe Shkencës po organizon një tryezë të rrumbullakët kombëtare më 20 nëntor me temën "A janë të nevojshme kufizimet në aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale?". Iniciativa është një iniciativë e përbashkët me komisionet parlamentare..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..