Ministrat e financave të Eurogrupit konfirmuan të hënën kursin me të cilin leva bullgare do të këmbehet në euro pas anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë, duke e ruajtur atë në nivelin 1.95583 leva për 1 euro. Këtë e njoftoi kryetari i Eurogrupit, Paschal Donohoe.
Sot, Parlamenti Evropian në Strasburg dhe Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare në Bruksel pritet të marrin vendimin përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janar 2026. Për një vlerësim pozitiv kërkohet shumicë e cilësuar, jo unanimitet. Nuk priten surpriza, pasi shtetet anëtare dhe liderët evropianë tashmë unanimisht rekomanduan që Bullgaria të adoptojë euron nga fillimi i vitit të ardhshëm, njoftoi nga Brukseli korrespondentja e BNR, Angelina Piskova.
Këshilli i Bashkimit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) pritet të miratojë sot tre akte ligjore – për pranimin e euros nga Bullgaria, për vendosjen e euros në Bullgari dhe për kursin e këmbimit të euros për Bullgarinë – me të cilat do të zyrtarizohet përfundimisht anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë më 01.01.2026.
Për sot u shpallën dy protesta kundër vendosjes së euros në Bullgari. Paradite, nisma qytetare "Buditeli" do të organizojë protestë përpara ndërtesës së Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje.
Protesta e dytë u shpall për sonte në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i pushtetit” – hapësira midis Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, njoftoi BNR "Horizont". Kjo protestë mbështetet nga tre parti të përfaqësuara në parlament – "Vëzrazhdane", "Veliçie" dhe MEÇ.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të..