Ministria bullgare e Punëve të Jashtme doli me një qëndrim pas thirrjes së ambasadorit bullgar në Shkup në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Pala verimaqedonase shprehu një protestë zyrtare para ambasadorit Zheljazko Radukov, pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u ndje i ofenduar nga një deklaratë e ministrit të jashtëm bullgar, Georg Georgiev, dhënë për televizionin privat bTV. Në Shkup janë të pakënaqur që pala bullgare shfrytëzoi shprehjen “kryeministri verimaqedonas” për Mickoskin.
Ambasadori Radukov shprehu habinë lidhur me arsyen për thirrjen e tij, veçanërisht në sfondin e një sërë mesazhesh dhe veprimesh jomiqësore nga përfaqësues të pushtetit në Shkup gjatë muajve të fundit. Ai theksoi në mënyrë të qartë se në hapësirën publike, autoritetet zyrtare në Shkup në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme tregojnë mungesë respekti ndaj shtetit tonë dhe ndaj Bashkimit Evropian, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë."Bullgaria nuk do të tolerojë gjuhë urrejtjeje, sulme personale dhe minimin e qëllimshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Deklaratat e tilla nga autoritetet zyrtare të Maqedonisë së Veriut krijojnë një klimë armiqësie dhe nuk tregojnë vullnet politik për t’u rikthyer në një dialog normal, me respekt dhe konstruktiv", thuhet më tej në deklaratën zyrtare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..