Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mister i lashtë: arkeologët zbulojnë një fytyrë të gdhendur në Heraclea Sintica

Foto: Facebook/Archaeologia Bulgarica

Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi në një varr që ndoshta është plaçkitur në shekullin I-II, periudha në të cilën daton edhe vepra.


Kreu i ekipit - Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski nga Instituti Kombëtar Arkeologjik në Akademinë Bullgare të Shkencave - specifikon se fytyra është pjesë e gurit të varrit që portretizon të ndjerin. Zbulimi ndodhet në një thellësi prej 4 metrash nën nivel dhe një studim dhe analizë e plotë e kontekstit të saj ende nuk është kryer. Ekipi i Prof. Vagalinskit la të kuptohej se së shpejti do të ketë më shumë lajme, raporton grupi i Facebook-ut "Archaeologia Bulgarica".

Fytyra prej mermeri është vetëm një nga disa zbulime të rëndësishme në nekropol në javët e fundit. Në fund të qershorit, arkeologët hasën dy figura terrakote të perëndeshave, stoli ari dhe një varr të dyfishtë nga epoka romake, dhe midis gjetjeve më të fundit është një unazë argjendi me një gur të çmuar (gdhendje, gravurë) me një imazh të gdhendur të një qeni gjuetie që vrapon.

Gërmimet e shpëtimit po kryhen për shkak të ndërtimit të një tubacioni të ri gazi.

Lexoni më tepër:


Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Facebook/Archaeologia Bulgarica


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U prezantua statuja e dytë mashkullore e restauruar nga Heraklea Sintika

Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..

botuar më 25-08-06 9.42.PD
Kartëmonedha e parë bullgare – pamja e përparme. Origjinali ruhet në Muzeun Rajonal të Historisë – Gabrovo.

Ekzemplari nr. 000001 – historia e ndërlikuar e kartëmonedhës së parë bullgare

Në Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë bullgare – një njësi prej njëzet levash me numër serial 000001. Është shtypur më 1 gusht 1885 në Shën..

botuar më 25-08-01 7.00.PD

Një kullë trekëndore prej 1800 vitesh u zbulua pranë Sofjes

Fortesa Urviç përsëri zbulon sekretet e saj – këtë herë nga koha kur Sofja ka qenë Serdika romake. Një kullë trekëndore prej guri, e datuar nga fundi i shekullit të II, u zbulua nga arkeologët e rinj Dr. Filip Petrunov dhe Violina Kiriakova në ditët..

botuar më 25-07-26 8.00.PD