Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zagreb, Kroaci, me ftesë të homologut të tij, Zoran Millanoviç. Në qendër të bisedimeve mes dy presidentëve është thellimi i bashkëpunimit dypalësh midis Bullgarisë dhe Kroacisë, në funksion të stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit. Të dy liderët do të kryesojnë gjithashtu bisedimet plenare ndërmjet delegacioneve zyrtare të të dyja vendeve. Presidenti Radev dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Kroaci do të nderojnë veprën e krijuesit bullgar Ivan Vazovit, pranë bustit të tij në Rrugicën e Poetëve në parkun "Bundek".
Më 15 korrik, Presidenti bullgar do të vizitojë Varrezat Ushtarake Bullgare në Vukovar, ku do të bëjë homazhe në nder të oficerëve dhe ushtarëve bullgarë që ranë në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu, është parashikuar edhe një vizitë në Varrezat Memorialë të Vukovarit për të rënët në Luftën Patriotike Kroate.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTATë shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..
Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus,..