Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave mbi rajonet perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër më të madhe të vendit do të jetë kryesisht kthjellët. Të martën, vranësirat më të dukshme do të jenë mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa pasditja do të sjellë shtim të vranësirave edhe mbi rajonet verilindore, ku në disa zona priten reshje shiu dhe bubullima. Në rajonet juglindore, pjesa më e madhe e ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 31° dhe 36°, ndërsa në Sofje rreth 31°.
Në zonat malore pritet mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu me bubullima kryesisht pasdite. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 22°, dhe në 2000 metra – rreth 18°.
Në bregdet do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira kalimtare mbi bregdetin verior. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 27° dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 24°-26°, ndërsa dallgëzimi do të jetë i ulët – 1 deri në 2 ballë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTATë premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, por në pjesët e poshtme të Tunxhës dhe Maricës deri rreth mesditës dhe në fushën e..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve. Sipas kryetarit të Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë, Cvetan Simeonov, paraqitja e..
Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re..