Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljubomir Pipkov – "Momçill"

Ljubomir Pipkov
Foto: operasofia.bg

"Gjithmonë më ka emocionuar problemi i ndërtimit të një stili muzikor bullgar", – shkruan klasikui ynë i madh Ljubomir Pipkov, autor i disa prej shembujve më të rëndësishëm të krijimtarisë sonë nga shekulli i kaluar. Realizimi i tij, jo vetëm si muzikant, por edhe si letrar dhe poet, pedagog, publicist dhe figurë shoqërore, personalitet me qëndrim të qartë shoqëror dhe bindje progresive, e përcakton si një figurë udhëheqëse të elitës intelektuale bullgare.

Ai është autor i katër simfonive, koncerteve instrumentale, veprave orkestrale dhe kamerale, këngëve për kor dhe për solista, si dhe muzikës për filma. Ndërsa tre operat e tij janë tre kryevepra të papërsëritshme, tre koncepte muzikoro-dramaturgjike të bashkuara nga stili i tij unik, që sintetizon elemente kombëtare dhe modernitet. "Nëntë vëllezërit e Janës", "Momçill" dhe "Antigona '43" janë kulme të krijimtarisë muzikore-skenike bullgare.

Sipas vetë kompozitorit, ideja për "Momçilin" është nxitur nga pushtimi i Polonisë nga Gjermania në vitin 1939. Ljubomir Pipkov ka qenë gjithmonë pjesë e rrethit të intelektualëve vendas më interesantë dhe progresivë. Ndër ta përfshiheshin talente të rinj dhe të spikatur, si piktorët Ilija Beshkov dhe Boris Angellushev, poeti Hristo Radevski, shkrimtarët Konstantin Petkanov dhe Stojan Zagorçinov, si dhe regjisori Bojan Danovski. Njëri nga miqtë më të afërt të kompozitorit ishte kritiku Georgi Canev – botues i revistës mujore "Art dhe Kritikë", e cila botohej nga viti 1938 deri më 1943, dhe bashkëpunëtorët e saj ishin kryesisht autorë me bindje të majta. Pipkov ka qenë një figurë e rëndësishme në “Iz-Kri” (siç quhej shkurt kjo revistë) që nga themelimi i saj, dhe pikërisht në këtë mjedis lind ideja për veprën "Momçill".

Pipkov kujton se Georgi Canev i dha për të lexuar sërish trilogjinë "Dita e fundit, dita e Zotit" nga Stojan Zagorçinov, për ta bindur për cilësinë e saj si bazë për një libret opere. Libreti u shkrua nga poeti Hristo Radevski me pjesëmarrje aktive të kompozitorit. Janë përshkruar kryesisht episodet heroike nga librat e Zagorçinovit, e jo ato që lidhen me klerikun bullgar Teodosij Tërnovski. Prandaj edhe titulli është "Momçill", dhe modeli i personazhit kryesor nga shekulli XIV është mbresëlënës – një udhëheqës, mbrojtës, luftëtar.

Premiera botërore e veprës u mbajt në Operën e Sofjes në vitin 1948, me dirigjent Asen Najdenov, regjisor Mihaill Haxhimishev, skenograf Nenko Ballkanski dhe koreografe Margarita Dikova.

Muzika emocionuese dhe jashtëzakonisht e bukur e operës "Momçill" meriton vëmendje dhe një ringjallje skenike. Partitura është e gjallë, e pasur dhe madhështore. Pa dyshim që në të takohen pikëpamjet kompozicionale të autorit me traditat e mëdha të operës. Pjesa orkestrale është mbresëlënëse dhe shumëdimensionale – ajo është larg rolit thjesht shoqërues. Skenat e korit janë jashtëzakonisht të fuqishme – kori është njëkohësisht rrëfimtar dhe pjesëmarrës në ngjarjet. Misteri i thellë i pyllit, kulminacionet heroike, gjallëria e valleve – muzika është me të vërtetë magjepsëse. Një nga skenat më të ndritshme është ajo e dasmës mbretërore, që përfundon me Vallet e famshme nga tabloja e dytë. Së bashku me Hyrjen e operës, këto pjesë janë prej dekadash ndër veprat më të dashura dhe më shpesh të interpretuara në programet koncertale të të gjitha ansambleve simfonike bullgare. Mënyra më e mirë për të dëgjuar këto tinguj të mrekullueshëm bullgarë është interpretimi model i "Momçill", dhe deri më sot ai mbetet incizimi në studio i vitit 1974 nga përbërjet e Operës së Sofjes, të drejtuara nga interpretuesi i jashtëzakonshëm operistik – dirigjenti dhe kompozitori i madh bullgar, Ivan Marinov.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: operasofia.bg, Hristo Juskeseliev (arkiva), discogs.com, Opera Shtetërore - Stara Zagota



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Cvetanov

Tenori i famshëm Bojko Cvetanov feston 70 vjet nën tingujt e mandolinave

Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..

botuar më 25-10-18 7.55.PD

"E di"

Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..

botuar më 25-10-16 6.15.PD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e saj të 73-të krijues

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..

botuar më 25-10-15 5.55.PD