Bullgaria është vazhdimisht ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë. Kjo është vënë re nga Times of India në një botim cituar nga Forbes Bulgaria për shtatë vendet më të lira evropiane që çdo udhëtar me një buxhet të kufizuar duhet të vizitojë. Në këtë listë, vendi ynë zë pozicionin kryesor.
"Pavarësisht nëse shijoni diellin në bregdetin e Detit të Zi apo bëni ski në male, këtu merrni një raport të shkëlqyer çmim-cilësi. Sofja kombinon një histori të pasur me një jetë nate të gjallë, dhe të ngrënit jashtë mund të kushtojë vetëm disa euro. Transporti dhe akomodimi janë gjithashtu të përballueshme, duke e bërë Bullgarinë një zgjedhje kryesore për udhëtarët me buxhet të kufizuar", vëren botimi për vendin tonë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTAHekurudha me binarë të ngushtë e Rodopeve është emëruar si një nga udhëtimet më piktoreske me tren të vjeshtës në botë, sipas një sondazhi të ri ndërkombëtar të kryer nga platforma britanike e udhëtimit JR Pass. Linja e famshme hekurudhore që..
Në verilindje të Bullgarisë, lumi Rusenski Llom dhe degët e tij – Çerni, Beli dhe Mallki Llom – kanë skalitur një peizazh shkëmbor të ashpër me shpella të fshehura dhe lugina të qeta, ku jehon vetëm kënga e zogjve. Në këto kanione, gjatë shekujve, janë..
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..