Bullgaria është vazhdimisht ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë. Kjo është vënë re nga Times of India në një botim cituar nga Forbes Bulgaria për shtatë vendet më të lira evropiane që çdo udhëtar me një buxhet të kufizuar duhet të vizitojë. Në këtë listë, vendi ynë zë pozicionin kryesor.
"Pavarësisht nëse shijoni diellin në bregdetin e Detit të Zi apo bëni ski në male, këtu merrni një raport të shkëlqyer çmim-cilësi. Sofja kombinon një histori të pasur me një jetë nate të gjallë, dhe të ngrënit jashtë mund të kushtojë vetëm disa euro. Transporti dhe akomodimi janë gjithashtu të përballueshme, duke e bërë Bullgarinë një zgjedhje kryesore për udhëtarët me buxhet të kufizuar", vëren botimi për vendin tonë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTAKlima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..