Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi ndryshimet në lexim të parë në Ligjin për Miratimin e Euros

Foto: BTA

Nga 8 gushti 2025 deri më 31 dhjetor 2026, çmimet e mallrave dhe shërbimeve duhet të tregohen në leva dhe euro, vendosën deputetët në lexim të parë me ndryshimet në Ligjin për Miratimin e Euros në Bullgari të miratuara në gusht 2024. Gjatë periudhës në fjalë, tregtarët nuk do të jenë në gjendje të rrisin çmimet nëse kjo nuk justifikohet nga faktorë objektivë ekonomikë. Tregimi i dyfishtë i çmimeve në dyqane duhet të jetë i të njëjtës madhësi, lloj dhe ngjyrë, raportoi gazetarja Violeta Ashikova. Deri në fund të vitit 2026, tregtarët me xhiro të mëdha, që tregtojnë produkte ushqimore, pije alkoolike dhe joalkoolike, produkte duhani, produkte joushqimore dhe farmaceutike, janë të detyruar të publikojnë në faqet e tyre të internetit në ditën e fundit të çdo jave pune informacion në lidhje me çmimet përfundimtare të shitjes së produkteve nga shporta e madhe e konsumatorit.

Ndryshimet u mbështetën nga GERB-SDS, "DPS-Fillimi i Ri", "BSP - E Majta e Bashkuar", ITN dhe një i pavarur. Opozita shprehu rezerva në lidhje me tekstet. PP-DB pa në projektligjin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave një rrezik të madh për ekonominë bullgare. Sipas deputetit Atanas Atanasov, "ky ligj shfuqizon ekonominë e tregut".

Pritet që ndryshimet të miratohen në lexim të dytë.

Lexoni më tepër në arkivin tonë:

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD