Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 gushtin 2025

Moti i ngrohtë vazhdon, ka mundësi për reshje të izoluara në masivet perëndimore

Foto: BTA

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – 14°C.

Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Bullgarinë Lindore – erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 29 deri në 34°C, ndërsa në kryeqytet rreth 29°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, pasdite me vranësira të përkohshme, por pa reshje. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga lindje-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 27 dhe 30°C. Temperatura e ujit të detit është 26–27°C. Deti do të jetë me dallgëzim 2–3 ballë, me tendencë në rritje.

Në male do të mbizotërojë moti me diell. Pasdite priten vranësira dhe reshje të shkurtra shiu me bubullima, kryesisht në masivet perëndimore. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 15°C.

Të premten moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë, me temperaturat që pritet të rriten me 1–2 gradë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD