Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – 14°C.
Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Bullgarinë Lindore – erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 29 deri në 34°C, ndërsa në kryeqytet rreth 29°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, pasdite me vranësira të përkohshme, por pa reshje. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga lindje-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 27 dhe 30°C. Temperatura e ujit të detit është 26–27°C. Deti do të jetë me dallgëzim 2–3 ballë, me tendencë në rritje.
Në male do të mbizotërojë moti me diell. Pasdite priten vranësira dhe reshje të shkurtra shiu me bubullima, kryesisht në masivet perëndimore. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 15°C.
Të premten moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë, me temperaturat që pritet të rriten me 1–2 gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..