Një kontingjent ushtarak i Ushtrisë Bullgare u nis për një mision paqeruajtës në Kosovë, njoftoi korrespondenti i BNR nga Shumeni, prej nga sot u përcollën zyrtarisht 97 ushtarakë (90 burra dhe 7 gra). Kontingjenti bullgar është pjesë e komandës rajonale "Perëndimi" në kuadër të forcave stabilizuese të NATO-s në Kosovë, dhe vjen nga Komanda e Brigadës së 5-të.
Pjesa kryesore e kontingjentit është formuar nga batalioni i 29-të i mekanizuar, që bën pjesë në përbërjen e Komandës së Brigadës së 5-të në Pleven. Gjithashtu marrin pjesë edhe ushtarakë nga Brigada e 61-të e mekanizuar në Karllovo, regjimenti i 4-të i artilerisë në Asenovgrad, si dhe ushtarakë nga Komanda e Përbashkët e Forcave, Akademia Ushtarake Mjekësore dhe Policia Ushtarake – Varna.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e MbrojtjesFshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..