Bullgarët renditen të tretët midis 30 vendeve evropiane për sa i përket jetëgjatësisë në një gjendje të mirë shëndetësore, sipas të dhënave të Eurostat.
Bashkatdhetarët tanë jetojnë me shëndet të mirë për një mesatare prej 68.6 vjetësh dhe sipas këtij treguesi vendi ynë tejkalohet nga Malta dhe Italia.
Gratë bullgare janë në vendin e dytë për nga ky tregues. Sipas të dhënave në vitin 2023, gratë bullgare jetuan mesatarisht deri në 71 vjet me shëndet të mirë, duke u tejkaluar vetëm nga gratë malteze, të cilat kishin një muaj më shumë. Në fund të renditjes janë gratë nga Zvicra, Danimarka dhe Letonia, të cilat qëndrojnë me shëndet të mirë mesatarisht vetëm deri në moshën 54-55 vjeç.
Burrat bullgarë renditen gjithashtu në pozicione kryesore, përkatësisht në vendin e pestë, duke arritur një mesatare prej 66.3 vjetësh me shëndet të mirë. Para burrave bullgarë në renditje janë Malta, Italia, Suedia dhe Norvegjia, me burrat maltezë që arrijnë 71.7 vjet. Në fund janë Sllovakia, Estonia dhe Danimarka, me përkatësisht 56.8 vjet, 56.5 vjet dhe 51.2 vjet.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..