Në jetën muzikore, vera është sezoni i emocioneve të klubeve, prandaj është edhe veçanërisht i përshtatshëm për realizimin e remikseve. Pas versionit origjinal audio të këngës “MÓMA”, Preja na sjell edhe një remix të kësaj kënge. Ai është punë e producentit Ivan Tishev, i cili me dinamikë, vendosmëri dhe një tingull veror, e fut këngën drejtpërdrejt në zemër të jetës së natës, e bëri këngën pjesë të pandashme të jetës së natës
“Ke një ide se çfarë është një grua? Ajo nuk ekziston – ky remix është pikërisht kjo: shkatërrim i ideve të paracaktuara”, thotë Preja.
Videoja e këngës është konceptuar në stil minimalist, me shumë ngjyra dhe ritëm.
Më shumë për këngëtaren mund të lexoni në botimet e mëposhtme:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /TISHEV
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR