Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Klubet e shpëtimit për të ardhmen" ndihmojnë me sukses në raste fatkeqësish të ndryshme

Foto: Arkivi personal i Anelia Ilieva

Sipas statistikave të Agjencisë Ekzekutive për Pyjet, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2024, në territorin e Bullgarisë ndodhën 7115 zjarre pyjore, që përfshin një sipërfaqe prej 926 940 dynymësh. Ende nuk ka të dhëna për numrin e zjarreve për vitin aktual. Më shumë se 90% e zjarreve janë rezultat i veprimeve njerëzore, si ndezja e qëllimshme e fushave të korrura, pakujdesia me zjarrin e hapur ose zjarrvënie me qëllim. Megjithatë, shumë prej këtyre zjarreve mund të vihen nën kontroll, nëse lokalizohen dhe kapen në kohën e duhur. Në këto momente, në ndihmë vijnë zjarrfikësit, por jo rrallëherë edhe ata kanë nevojë për mbështetjen e njerëzve të zakonshëm, të cilët janë bashkuar në grupe vullnetare.

Një rrjet i tillë unik vullnetar, i quajtur “Klubet e shpëtimit për të ardhmen”, u krijua nga bashkatdhetari ynë Llazar Radkov, i njohur në Bullgari si themelues i Fushatës Bamirëse “Kapakë për të ardhmen”, e cila siguroi autoambulanca dhe pajisje mjekësore për shumë spitale në vend. Të dyja nismat zhvillohen paralelisht dhe jo në kurriz të njëra-tjetrës – kjo është një nga arsyet kryesore për suksesin e tyre dhe për faktin, që janë vërtet të dobishme për shoqërinë. Në një intervistë për Radio Bullgaria, Radkov zbuloi çfarë njohurish fituan pjesëtarët e klubeve të shpëtimit, të cilat aktualisht janë 10 në numër.

Anelia Ilieva dhe Llazar Radkov (në qendër) në studion e Radio Bullgarisë

“Të gjithë kanë kaluar një trajnim fillestar për fikjen e zjarreve dhe veprime shpëtimi në emergjenca, të organizuar pranë njërës prej shërbimeve rajonale të “Mbrojtjes nga Zjarri dhe Mbrojtjes Civile”. Veç kësaj, kemi pjesëtarë që merren me shpëtim me litarë, paramedikë, mjekë; shumica kanë ndjekur të paktën një trajnim për ndihmën e parë para-mjekësore dhe shumë prej tyre janë radioamatorë. Që nga fundi i vitit të kaluar, kemi edhe një grup për qentë e shpëtimit, dhe me ndihmën e sponsorëve arritëm të sigurojmë automjete të afta për terrene të vështira, t’i pajisim ato me sisteme për shuarjen e zjarrit dhe të blejmë ambulanca për terrene off-road.”

Pjesëmarrja e tyre në përballimin e një sërë zjarresh në vend gjatë javëve të fundit u ndihmoi vullnetarëve të përmirësojnë mobilizimin, komunikimin e brendshëm, si dhe të krijojnë një sistem për përfshirjen më të shpejtë të kandidatëve të rinj që dëshirojnë t’u bashkohen.

Trajnimet realizohen pasi të mblidhet një grup i mjaftueshëm i të interesuarve dhe të paraqitet një kërkesë pranë njërës prej shërbimeve rajonale përkatëse. Ato zhvillohen më së shpeshti në pranverë dhe në vjeshtë, kur frekuenca e situatave që kërkojnë ndërhyrjen e tyre është më e ulët.

I pyetur se sa tonë kapakë do të duheshin për të blerë një aeroplan të posaçëm për shuarjen e zjarreve, Radkov dha një përgjigje të prerë:

“Kur në vitin 2022 ende nuk kishim një helikopter mjekësor, fillova të bëj kërkime për çmime dhe modele të përshtatshme – si të rinj, ashtu edhe të dorës së dytë. Kushtonin miliona, dhe më ishte e qartë se me kapakë nuk mund t’i mblidhnim dot ato para. Prandaj nisa të lidhesha me disa nga kompanitë e mëdha që do të donin të jepnin një pjesë të shumës, në këmbim të vendosjes së logos së tyre. Por atëherë shpërtheu lufta në Ukrainë, gjë që ndikoi në ekonominë e gjithë Evropës, dhe kompanitë shkurtuan buxhetet për marketing dhe reklamë.”

Megjithatë, fushata “Kapakë për të ardhmen” sjellë përfitime të mëdha – është i bindur Radkov.

“Kapaku u tregon njerëzve dhe i mëson fëmijët në shkolla dhe çerdhe një parim të thjeshtë – kur bëjmë diçka të vogël, por me kuptim, në mënyrë të rregullt dhe së bashku me shumë njerëz, ato përpjekje grumbullohen dhe më pas ndodh diçka e madhe. Krahas mbledhjes së kapakëve, ne shesim edhe artikuj bamirësie dhe njerëzit dhurojnë jo pak mjete financiare. Në këtë mënyrë mblodhëm mbi 180 000 leva për njerëzit që humbën shtëpitë e tyre nga zjarret në rajonet e qyteteve Kostinbrod dhe Trën.”

Zjarri në Kostinbrod, pranë fshatit Ponor, 21 korrik 2025

Anelija Ilieva, e cila ka punuar si specialiste e burimeve njerëzore, prej vitesh jep ndihmën e saj aktive në realizimin e kauzave të ndryshme bamirëse. Prandaj, pjesëmarrjen e saj fillimisht si vullnetare në fushatat me kapakë plastike, e tani edhe në klubet e shpëtimit, ajo e konsideron si diçka krejtësisht të natyrshme. Ajo bëri një thirrje drejtuar të gjithë atyre, që zgjedhin të udhëtojnë nëpër vend për turizëm apo thjesht për shëtitje:

“Le të jenë më të vetëdijshëm dhe të kuptojnë se çfarë po bëjnë, kur vënë në rrezik natyrën dhe gjithçka përreth tyre. Patëm një rast shumë të freskët në Kresna, ku ndodhi një tjetër trafik i rënduar dhe nga makina para nesh u hodhën mbeturina edhe bishta cigaresh. Njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë pasojash mund të kenë veprimet e tyre, sepse pamjet që pamë në Pirin dhe përmasat e katastrofës ishin tronditëse dhe vështirë të përballueshme.”

Pasojat e zjarrit në Pirin mbi fshatin Ilindeci, 13 gusht 2025

Lexoni më shumë mbi temën: 


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Joan Kolev, arkivi personal i Anelia Ilieva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD