Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festival Bullgar në Tokio prezanton kryevepra kulinare nga Bullgaria

Ljudmilla Kostova prezanton kuzhinën bullgare
Foto: facebook.com/BulgariaInJapan

Deri më 2 shtator në kryeqytetin japonez po mbahet “Festivali Bullgar”. Ngjarja po realizohet për herë të parë dhe ka për qëllim t’i prezantojë publikut japonez kuzhinën bullgare dhe produktet tradicionale bullgare, njofton përfaqësia diplomatike e Bullgarisë në Tokio.

Për festivalin u përgatit një menu speciale me ushqime të njohura bullgare, dhe “fajtore” për këtë është bullgarja Ljubomilla Kostova-Joshida, e martuar me një japonez dhe banuese në Tokio prej 35 vitesh.

Në stendat me produkte bullgare vizitorët mund të provojnë dhe të blejnë gjithashtu: banica, rakia, mastikë, verë, ujë të gazuar me aromë trëndafili, çokollata, mjaltë, ujë trëndafili, reçel trëndafili, çaj trëndafili, vaj liri, kos bullgar dhe të tjera.

Festivali bullgar po zhvillohet me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tokio, në një dyqan lokal në lagjen Shinxhuku. Në hapjen zyrtare të ngjarjes, më 27 gusht, morën pjesë ambasadorja Marieta Arabaxhieva, punonjës të ambasadës si dhe përfaqësues të udhëheqjes së objektit tregtar.

Vetëm disa ditë më parë  më 21 dhe 22 gusht, Tokio ishte mikpritës edhe i Kampionatit Botëror të Sushi-t (World Sushi Cup Japan 2025). Në garë morën pjesë mjeshtër sushi nga 17 shtete. Bullgari Martin Vlladimirov u bë i pari bullgar që merr një çmim në këtë ngjarje prestigjioze. Pjata e tij prej autori, “Lugina e trëndafilave”, u nderua me një çmim special për kreativitet, i dhënë nga një nga pesë sponsorët më të mëdhenj të Kupës Botërore të Sushi-t.

Pjata e mjeshtrit të sushit Martin Vlladimirov

Prezantimi i Martin Vlladimirovit ishte i veçantë edhe përmes sfondit muzikor. Kënga kozmike “Doli Deljo Kaçak” në interpretim të këngëtares Vallja Balkanska u dëgjua në Tokio gjatë performancës së tij, duke shtuar një shtresë të veçantë emocioni dhe identiteti kulturor bullgar.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto:  facebook.com/BulgariaInJapan



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD

Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..

botuar më 25-10-23 4.18.MD

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD