Ministria e Arsimit do të krijojë një standard shtetëror arsimor për profesionin e "mjeteve ajrore pa pilot". Rregullorja është publikuar për diskutim publik. Nxënësit me arsim shtatëvjeçar të përfunduar dhe personat 16 vjeç që mund të japin provimet shtetërore të maturës, ose që janë me arsim të mesëm të përfunduar, do të jenë në gjendje të aplikojnë për profesionin e pilotit të dronëve. Pas trajnimit të tyre, ata do të jenë në gjendje të ndërtojnë, programojnë, operojnë dhe mirëmbajnë dronë dhe platforma të tjera pa pilot për qëllime civile, industriale ose kërkimore.
Kualifikimi do t'u japë të drejtën për të operuar dronë amatorë dhe gjysmë-profesionalë.
Ndryshimet në Ligjin e Aviacionit Civil që rregullojnë rregullat për dronët janë paraqitur në parlament për shqyrtim.
Kjo po ndodh edhe për shkak të planeve të BE-së për të pasur një hapësirë ajrore të përbashkët për dronë në një lartësi deri në 150 metra, të quajtur U-space, e cila do të kërkojë gjithashtu specialistë të trajnuar profesionalisht.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..