Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit

Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të Stambollit, Ekrem Imamogllu, përmes një vizite në metropolin turk, raportojnë mediat opozitare turke, të cituara nga BTA. Një delegacion i përbërë nga kryetarë bashkish dhe përfaqësues të tjerë të qyteteve evropiane vizitoi Bashkinë e Madhe të Stambollit, ku u takua me kryetarin në detyrë, Nuri Asllan. Më pas, ata u drejtuan drejt burgut ku Imamogllu po mbahet prej më shumë se pesë muajsh nën dyshime për korrupsion — akuza që, sipas opozitës, janë të motivuara politikisht — por delegacionit nuk iu lejua të takohej me të.

Kryetarët e bashkive morën pjesë në një miting të Partisë Popullore Republikane opozitare në njësinë bashkiake Bejogllu të Stambollit, të organizuar në mbështetje të Ekrem Imamogllu dhe kryetarëve të tjerë të ndaluar nga kjo parti. "Dua të falënderoj kolegët tanë evropianë. Kjo vizitë është shprehja më konkrete e solidaritetit tonë", deklaroi zëvendëskryetari i Bashkisë së Stambollit, Nuri Asllan, i cili ushtron detyrat e kryebashkiakut pas arrestimit të Imamoglu.

Delegacioni e nderoi Ekrem Imamogllu me "Çmimin e Posaçëm për Demokraci", i cili iu dorëzua bashkëshortes së tij, Dilek Imamoglëu, nga nënkryetari i rrjetit të qyteteve evropiane "Eurocities" dhe kryetar i Bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni.

Shkupi kërkon garanci nga Brukseli për të ndryshuar kushtetutën

Timço Mucunksi

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunksi, e bëri të qartë se pret nga Brukseli garanci që ndryshimi i kushtetutës do të jetë kërkesa e fundit ndaj vendit të tij për të nisur negociatat për anëtarësim.

Në një intervistë për "Politico", Mucunksi, i cituar nga BGNES, përsëriti qëndrimin e qeverisë së VMRO-DPMNE-së: "Frika jonë është: nëse e bëjmë , çfarë do të ndodhë nëse pas gjashtë muajsh Bullgaria vjen sërish me kërkesa të reja për çështje si historia, identiteti apo gjuha?" Në të njëjtën kohë, Mucunksi shprehu njëfarë shqetësimi për ritmin me të cilin po ecin përpara aplikimet për anëtarësim të Ukrainës dhe Moldavisë. "E kuptoj nevojën strategjike që ekziston për vendet anëtare që të hapin dyert për Ukrainën. Megjithatë, investimi më i shpejtë dhe ndoshta më me leverdi për stabilitetin evropian është që Bashkimi Evropian të hapë sa më shpejt dyert për të gjithë rajonin. Sepse nuk mendoj se zgjerimi selektiv është zgjidhja më e mirë", argumentoi ai.

“Rheinmetall” do të ndërtojë një fabrikë baruti në Rumani për 535 milionë euro


Rumania nënshkroi një marrëveshje kuadër me konglomeratin gjerman të teknologjisë dhe mbrojtjes “Rheinmetall” për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e barutit për municione, me një vlerë prej 535 milionë eurosh, njoftoi Ministria e Ekonomisë e vendit, e cituar nga BTA. Sipas njoftimit të ministrisë, Rumania dhe “Rheinmetall” – prodhuesi më i madh i armëve në Evropë – do të prodhojnë barutin e nevojshëm për qëllime mbrojtëse, si për vendin ashtu edhe për rajonin. Ndërtimi i fabrikës pritet të nisë në vitin 2026 dhe të zgjasë tre vjet. Pasi të hyjë në funksion, fabrika do të sigurojë 700 vende pune.

Të mërkurën, më 27 gusht, “Rheinmetall” hapi një fabrikë armësh në Gjermaninë Veriore. U bë gjithashtu e ditur se kompania do të ndërtojë edhe dy fabrika ushtarake në Bullgari.

Lexonimë shumë mbi temën: 

Kthehen paratë për pensionistët grekë, të dëmtuar gjatë krizës ekonomike

Pensionistëve grekë, të cilëve u janë shkurtuar të ardhurat gjatë krizës ekonomike, do t’u kthehen paratë, njoftoi korrespondentja jonë në Greqi, Katja Peeva. Një vendim i Gjykatës së Lartë në Athinë e shpalli si shkelje të Kushtetutës mbajtjen e zbritjeve nga pensionet gjatë periudhës së krizës. Sipas këtij institucioni të lartë gjyqësor grek, për një periudhë njëvjeçare (2015-2016), pensionistët u dëmtuan dhe këto zbritje shkelin legjislacionin. Në këtë mënyrë, brenda tre muajve nga data e vendimit të Gjykatës së Lartë, 360 mijë pensionistë do të marrin shuma deri në 4 mijë euro së bashku me një interes prej 6%, sipas vendimit gjyqësor. Bashkimi i pensionistëve njofton se dy qeveri të mëparshme i këshilluan të mos paraqesin padi në gjykatë, por megjithatë pensionistët u drejtuan masivisht drejt drejtësisë. Gjatë krizës, pensionet e pensionistëve grekë u përgjysmuan më shumë se 10 herë me urdhër të kreditorëve të vendit. Pensionistët grekë e pranojnë se kjo është një fitore e madhe për ta dhe do të vazhdojnë me paditë edhe për vite të tjera, për të cilat konsiderojnë se janë dëmtuar në shkelje të ligjit.


Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: cumhuriyet.com.tr, Facebook/ Timco Mucunski, romania-insider.com, athensvoice.gr

Më shumë nga rubrika

Ursula Von Der Leyen: Bullgaria kontribuon në sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian

Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...

botuar më 25-08-31 9.58.MD

Presidenti Rumen Radev në Gjermani: Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes

“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të..

botuar më 25-08-28 9.21.PD
Мирен протест пред сградата на съда в Нови сад, 21 август 2025 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Serbi u zhvilluan protesta paqësore kundër arrestimit të pjesëmarrësve në demonstrata Studentët dhe qytetarët protestuan në mënyrë paqësore para gjykatës dhe prokurorisë në Novi Sad, duke kërkuar lirimin e të gjithë pjesëmarrësve të..

botuar më 25-08-22 7.45.MD