Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Vitosha Run 2025" dhe një panair shënojnë 130 vjet turizëm të organizuar në vendin tone

Foto: Bashkimi Turistik Bullgar

Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në Klubin Ushtarak në Sofje më 27 gusht dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit – me ceremoni përkujtimore, ngjarje sportive dhe koncerte.

Në ditën e shtunë, më 30 gusht, u vendosën kurora para Teatrit Kombëtar, pas së cilës nisi një program festiv, i udhëhequr nga një orkestër frymore dhe një grup kërcimtaresh, që shkoi në bulevardin "Vitosha" drejt monumentit të Aleko Konstantinov – Fatlumi. U vendosën lule për nder të tij. Mbrëmja përfundoi me një koncert të madh para Pallatit Kombëtar të Kulturës me pjesëmarrjen e Desi Dobrevës dhe grupit "Diana Express".

Kulmi i festës, megjithatë, do të ndodhë të dielën më 31 gusht. Që në agim do të nisin tradicionalet "Marshimet e luanëve" nga fshati Zheleznica, "Urat e Arta" dhe shtëpia e pushimit "Aleko". Në ora 09:00, nga Pallati Kombëtar i Kulturës do të nisë gara malore "Vitosha Run 2025". Pritet që garuesit të mbarojnë rreth mesditës në Çerni Vrëh, ku do të hapet Panairi Kombëtar i Turizmit. Po tek stacioni "Aleko" do të hapet stenda e Bibliotekës së Kryeqytetit me "Bibliobusin". Në ora 13:00 do të shpallen fituesit, ndërsa më pas mysafirët do të shijojnë një koncert të koreve turistike dhe një program të pasur artistik.

Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Bashkimi Turistik Bullgar, stolica.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pazarxhik – fytyra moderne e një qyteti të lashtë

Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..

botuar më 25-08-19 7.00.PD

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Dhe meqë kohëzgjatja mesatare e një zhytjeje është rreth 50-60 minuta, ekipi vendosi ta “mbushë” ekskursionin nënujor të zhytësve me të tjera atraksione, duke e kthyer vendin në një park nënujor. Kështu nisi “Faza 2” e projektit – kërkimi i..

botuar më 25-08-16 9.00.PD