Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e parë e kthimit të deputetëve nga pushimi: Kërcënim me votë mosbesimi, deklarata në sallën plenare dhe protestë jashtë

Foto: BTA

Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj qytetarëve.

"Sfidat me të cilat përballet shoqëria dhe shteti bullgar janë serioze - pabarazia sociale, drejtësia efektive, lufta kundër korrupsionit pa e ndarë atë në “tonin” dhe “tuajin”, kriza demografike, cilësia e arsimit, mungesa e kujdesit shëndetësor të arritshëm jashtë qendrave të mëdha rajonale, zhvillimi ekonomik dhe social i vendit që duam, dinamika e marrëdhënieve ndërkombëtare", tha Natalija Kisellova.

Natalija Kisellova

Në deklaratat e tyre, grupet parlamentare përcaktuan prioritetet e tyre. “Gjatë kësaj seance parlamentare, GERB-SDS do të vazhdojë të mbështesë mirëkuptimin se shoqëria bullgare ka nevojë për institucione të parashikueshme, të qëndrueshme dhe funksionuese”, tha Toma Bikov në emër të forcës së parë politike, duke siguruar se GERB do të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë për qeverisjen e vendit sepse është e vetëdijshme për vështirësitë, përpjekjet dhe detyrimet.

Toma Bikov

"Përmes votës së mosbesimit, ne do të zbulojmë në detaje regjimin e varësive dhe do t'i bindim qytetarët se shteti mund të jetë i tyre dhe se ekziston një alternativë", tha Nadezhda Jordanova në emër të “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga pohimet se zgjedhja para tyre është midis rrugës evropiane të Bullgarisë dhe kënetës së shtetit të pushtuar.

Nadezhda Jordanova

Udhëheqësi i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, njoftoi se sipas të dhënave jozyrtare, popullsia është zvogëluar me 1.5 milion njerëz gjatë 16 viteve të fundit dhe shtoi: "Bullgaria nuk ka shumë kohë për të humbur - nëse nuk duam të bëhemi dëshmitarë të heshtur të vrasjes sonë, duhet të rivendosim besimin e popullit bullgar në vetvete dhe me votat tona të dëbojmë elitën antikombëtare".

“Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) do të vazhdojë ta përqendrojë politikën e saj në problemet aktuale të popullit, siç është kriza e ujit, rritja spekulative e çmimeve, fatkeqësitë që u ndodhën qytetarëve bullgarë dhe kompensimi i tyre, si dhe problemet e përhershme - të ardhurat, siguria në shtet, një mjedis biznesi i parashikueshëm dhe mbrojtja e orientimit euroatlantik të vendit”, tha deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - Fillimi i Ri, Jordan Conev.

Në emër të “BSP – E Majta e Bashkuar”, e cila është pjesë e qeverisë, Dragomir Stojnev njoftoi se faza tjetër e përpjekjeve është një kthim te rregullat e demokracisë parlamentare, ligjet, parimet e qarta të qeverisjes, reformat cilësore me qëllim rivendosjen e besimit në parlamentarizëm. “Ky hendek midis qytetarëve dhe institucioneve të tyre është një trend i rrezikshëm dhe duhet të mbyllet përmes transparencës, llogaridhënies dhe politikave që njerëzit i ndiejnë realisht në jetën e tyre të përditshme”, theksoi ai.

"Prioritetet tona në punën legjislative do të lidhen me përfundimin e heqjes së shpirtrave të vdekur nga Kodi Zgjedhor dhe futjen e votimit 100% automatik, ne do të këmbëngulim në zbatimin e barabartë të ligjit për të gjithë, pavarësisht se çfarë lloj qytetarësh janë, ne do të këmbëngulim në një buxhet të balancuar për të kuruar veten nga paaftësia e Asen Vasilev, ne do të punojmë për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të popullit në qeveri", tha Stanisllav Balabanov nga "Ka një Popull të Tillë" (ITN), partia e të cilit gjithashtu merr pjesë në kabinet.

Hajri Sadëkov siguroi se “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” (APS) do të jetë një korrigjues për autoritetet, një mbrojtës i të gjithë qytetarëve bullgarë dhe një zë i ndershëm i komunave që duan liri, jo nënshtrim: “Bullgaria nuk ka kohë për të humbur dhe ne nuk do të lejojmë që ajo të varroset nga vakumi dhe kanibalizmi politik.”

"Bullgaria në vitin 2025 është në një gjendje kome zgjimi, atdheu është bërë një vend absurditeti - gjoja në Bashkimin Evropian, gjoja një ekonomi në rritje, por realiteti është një vend në shpërbërje", tha kreu i MEÇ, Radostin Vasilev, partia e të cilit do të paraqesë një votë mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov brenda pak ditësh.

Radostin Vasilev

"Kur një person shëtitet nëpër Bullgari, do të shohë se si është situata - njerëzit janë në një situatë para-revolucionare, siç ishin në Rumani në vitin 1989, nuk dëgjojnë përralla, duan vetëm ujë, dikë i cili të shuajë zjarrin, një sistem funksionues gjyqësor, një polici që e kryen punën e vet", shprehu qëndrimin e partisë "Veliçie" lideri i saj Ivelin Mihajllov, i cili e shpalli Asamblenë Kombëtare dhe qeverinë të paligjshme pas "zgjedhjeve më të manipuluara" në vendin tonë.

Ivelin Mihajllov

Ndërsa anëtarët e parlamentit po lexonin deklaratat e tyre në sallën plenare, qytetarët protestuan para ndërtesës së parlamentit, duke ngritur sloganin "Asambleja Kombëtare Legjitime e Popullit Bullgar kundër një parlamenti të zgjedhur në mënyrë të paligjshme".

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula Von Der Leyen: Bullgaria kontribuon në sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian

Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...

botuar më 25-08-31 9.58.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..

botuar më 25-08-29 7.14.MD

Presidenti Rumen Radev në Gjermani: Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes

“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të..

botuar më 25-08-28 9.21.PD