Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash.
Sipas recetës autentike, që ruhet në Arkivin Shtetëror të qytetit Ruse, torta nuk përmban miell, ka shumë çokollatë, arra dhe qumësht të plotë. Ajo u krijua në hotelin e atëhershëm “Isljah-hane” në qytetin buzë Danubit dhe për herë të parë u shijua nga mysafirët e princit Aleksandër I Batenberg.

Këtë vit, kjo ëmbëlsirë legjendare feston 140-vjetorin e saj, dhe me këtë rast festivali që i kushtohet tortës mori edhe logon e vet zyrtare. Më 13 shtator, qyteti i Ruses është mikpritës i edicionit të katërt të këtij festivali. Mysafirë të veçantë do të jenë aktori Vlladimir Karamazov, si dhe dy shefa kuzhine – Ivan Aleksandrov, i cili do të udhëheqë një masterklas për fëmijë në fushën e pastiçerisë dhe një tjetër mbi interpretimin modern të tortës “Garash” dhe Darija Rusanova, e cila do të prezantojë sekretet e përgatitjes së çokollatave artizanale.
Lexoni më shumë për tortën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Bashkia e qytetit Ruse
Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA. Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit..
Mbushen 35 vjet nga një moment emblematik i historisë postkomuniste të Bullgarisë, i cili shënoi dekadat në vijim të tranzicionit të saj drejt demokracisë – zjarrvënia e Shtëpisë së Partisë. Arsyet për atë që ndodhi edhe sot mbeten të mbuluara me..
Bollgradi në rajonin e Odesës, Ukrainë, shënon sot, 25 gusht, 204 vjet nga themelimi i tij me një program kulturor në sheshin qendror dhe në institucionet kulturore të qytetit, raportoi BTA. Festimet janë pjesë e një festimi tre-ditor të Ditës së..