Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së, nëpërmjet hyrjes së dronëve ushtarakë rusë më 10 shtator 2025. Kjo u raportua nga Ministria e Punëve të Jashtme Bullgare. Drejtoresha e Përgjithshme për Çështjet Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gergana Karaxhova, i dorëzoi një demarsh me shkrim Ambasadores Mitrofanova, përmes të cilit Bullgaria dënon kategorikisht shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë dhe shpreh solidaritet me aleatin e saj.
"Bullgaria i sheh këto veprime të papërgjegjshme të palës ruse, përfshirë hyrjen e një droni rus në hapësirën ajrore rumune më 13 shtator 2025, si një kërcënim për sigurinë e qytetarëve evropianë, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare", vuri në dukje Ministria jonë e Punëve të Jashtme. Në një njoftim për shtyp nga Ministria e Punëve të Jashtme, ajo gjithashtu deklaroi: "Bullgaria i bën thirrje palës ruse të ndalojë menjëherë sulmet e saj kundër Ukrainës dhe provokimet e rrezikshme kundër vendeve evropiane dhe të angazhohet seriozisht në negociata kuptimplote për t'i dhënë fund armiqësive si një hap i parë drejt vendosjes së një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë."
Ambasadorja Mitrofanova i hodhi poshtë akuzat si të pabaza dhe theksoi mungesën e asnjë prove për përfshirjen e Rusisë në incidentin në Poloni. Ajo tërhoqi vëmendjen për faktin se Forcat e Armatosura të Federatës Ruse nuk kishin planifikuar të godisnin objektiva në territorin e Polonisë. Ambasadorja Eleonora Mitorfanova informoi se rrezja e fluturimit të dronëve të përdorur gjatë sulmit ndaj infrastrukturës ushtarake ukrainase natën e 10 shtatorit 2025 nuk i kalonte 700 kilometrat, gjë që e bën të pamundur hyrjen e tyre në territorin polak, vëren faqja e Facebook-ut e Ambasadës Ruse në vendin tonë. Sipas ambasadores, ky është një provokim i planifikuar, në të cilin është kryesisht e interesuar Ukraina, si dhe vendet evropiane që po përpiqen të bashkojnë shoqërinë rreth "kërcënimit rus".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, BGNES
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i..