Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një film bullgar triumfoi në një festival në Shqipëri

Foto: facebook/ivaylo.kirov

Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest në Korçë, të Shqipërisë Juglindore.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Ivajllo Kirov, me një postim në Facebook, ku shprehu krenarinë e tij për faktin se, për herë të parë në historinë e festivalit, Çmimi i Publikut i jepet një produksioni jo-shqiptar. "Me mbështetjen e afro 64% të votave të publikut, kjo fitore është një dëshmi për fuqinë e kinemasë bullgare për të emocionuar dhe prekur zemrat e publikut përtej kufijve" – shkruan Ivajllo Kirov dhe përgëzon të gjithë ekipin e filmit. “Kjo arritje është një frymëzim dhe një shembull i ndritshëm i dialogut të suksesshëm kulturor mes dy vendeve tona... Për ne ishte një nder të mbështesim pjesëmarrjen e fuqishme bullgare në festivalin e sivjetshëm, ku Bullgaria ishte vend në fokus përmes përzgjedhjes së posaçme të përgatitur nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër IN THE PALACE” – shkruan ambasadori.

“Dita kur ajo do të lindë” është një histori për Martën – një grua e moshuar që humb kontaktin me realitetin për shkak të demencës. Në kujtimet e saj, ajo gjen forcë dhe dashuri që i tejkalojnë sëmundjen dhe i rikujtojnë asaj se, edhe në sprovat më të rënda, dashuria mbetet shpëtimi ynë.

Redaktoi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Faqja në Facebook e Ivajllo Kirov 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Cirkolution" në Sofje!

24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..

botuar më 25-09-28 8.05.PD

Nga data 20 tetor fillon programi i bullgaristikës në Universitetin e Illinoisit

"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..

botuar më 25-09-24 4.20.MD
Stefan Komandarev

Në Varna, filmi “Made in EU” fitoi “Trëndafilin e Artë” të kinemasë bullgare për vitin 2025

Filmi “Made in EU”  me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..

botuar më 25-09-24 3.20.MD