Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest në Korçë, të Shqipërisë Juglindore.
Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Ivajllo Kirov, me një postim në Facebook, ku shprehu krenarinë e tij për faktin se, për herë të parë në historinë e festivalit, Çmimi i Publikut i jepet një produksioni jo-shqiptar. "Me mbështetjen e afro 64% të votave të publikut, kjo fitore është një dëshmi për fuqinë e kinemasë bullgare për të emocionuar dhe prekur zemrat e publikut përtej kufijve" – shkruan Ivajllo Kirov dhe përgëzon të gjithë ekipin e filmit. “Kjo arritje është një frymëzim dhe një shembull i ndritshëm i dialogut të suksesshëm kulturor mes dy vendeve tona... Për ne ishte një nder të mbështesim pjesëmarrjen e fuqishme bullgare në festivalin e sivjetshëm, ku Bullgaria ishte vend në fokus përmes përzgjedhjes së posaçme të përgatitur nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër IN THE PALACE” – shkruan ambasadori.
“Dita kur ajo do të lindë” është një histori për Martën – një grua e moshuar që humb kontaktin me realitetin për shkak të demencës. Në kujtimet e saj, ajo gjen forcë dhe dashuri që i tejkalojnë sëmundjen dhe i rikujtojnë asaj se, edhe në sprovat më të rënda, dashuria mbetet shpëtimi ynë.
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Faqja në Facebook e Ivajllo KirovBanorët e vegjël dhe të mëdhenj, si dhe mysafirët e Sofjes, mund të bëhen pjesë e jetës letrare të kryeqytetit, të takohen me botën e librave dhe të zbulojnë autorë e frymëzime të reja në kuadër të një ngjarjeje letrare popullore, të organizuar nga..
"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..
Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit..