Nga data 12 tetor 2025, fillon zbatimi gradual i Sistemit për Hyrje/Dalje (EES) nëpër pikat kufitare të Bullgarisë. Ky sistem do të aplikohet për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilët udhëtojnë drejt vendeve evropiane që përdorin sistemin EES, për qëndrime afatshkurtra deri në 90 ditë, brenda një periudhe 180-ditore, pavarësisht nëse ata kanë nevojë për vizë afatshkurtër apo jo.
Në Bullgari, sistemi EES do të aplikohet në mënyrë graduale, shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Fillimisht, nga data 12.10.2025, ai do të zbatohet në të gjitha pikat kufitare ajrore dhe detare të vendit, ndërsa në kufijtë tokësorë – fillimisht vetëm në pikën kufitare Kallotino me Serbinë. Deri në fillim të vitit 2026, sistemi do të vihet në funksion edhe në pikat e tjera tokësore të kalimit kufitar.
EES është një sistem plotësisht i automatizuar dhe digjital, që zëvendëson në masë të madhe vulosjen e pasaportave në pjesën më të madhe të Evropës. Në këtë sistem do të ruhen të dhëna për datat e hyrjes dhe daljes të shtetasve nga vendet jashtë BE-së, të dhënat biometrike të tyre, si edhe informacionet nga dokumentet e tyre të udhëtimit. Edhe refuzimet për hyrje do të regjistrohen në sistem.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Commission européenne
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..