Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes, për të cilin unë jam përgjegjës, shtoi ministri, i cituar nga BTA.
Zaprjanov falënderoi qeverinë shqiptare për kontributin e saj në grupin shumëkombësh luftarak të NATO-s në Bullgari, i cili përfshin 10 shtete anëtare të Aleancës, me Italinë si një vend kornizë. Shqipëria ishte ndër vendet e para që ofroi një kontribut në këtë grup, theksoi mysafiri.
“Jam i impresionuar nga masat e qeverisë shqiptare për të zbatuar vendimet e NATO-s për të forcuar potencialin industrial përmes investimeve në prodhimin modern në industrinë e mbrojtjes. Një zhvillim kyç është prodhimi i dronëve, një mënyrë e re e luftës moderne duke përdorur pajisje të kontrolluara nga distanca dhe armë me rreze të gjatë veprimi. Ne në Bullgari jemi gjithashtu inovatorë në këtë fushë dhe kemi mundësinë të ndajmë përvojën. Vitin tjetër, ekspozita e industrisë së mbrojtjes “Hemus” do të mbahet në Bullgari, ku mezi presim të shohim kompani bullgare dhe shqiptare”, shtoi Zaprjanov.
“Vendet e NATO-s duhet të jenë të vendosura dhe të kenë qëndrime të qarta ndaj Rusisë për dëmin që ka shkaktuar në Ukrainë”, vuri në dukje gjithashtu ministri bullgar në intervistën për Radio Televizionin Shqiptar.
Mësoni më shumë për vizitën e Ministrit bullgar të Mbrojtjes në Shqipëri nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev...