Bullgaria ka një interes të veçantë për partneritete në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të dronëve. Këtë e deklaroi në SHBA kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili udhëhoqi delegacionin bullgar në një takim me përfaqësues nga shteti i Jutës, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare. Kryeministri shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve dhe inovacionit.
Senatori republikan Xhejbs Stjuart Adams theksoi se bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Jutës mund të sjellë përfitime reale për të dyja palët në fusha kyçe. Ai vuri në dukje se sektorët e fuqishëm të Jutës janë inovacioni, energjetika, arsimi dhe industria e qëndrueshme.
Gjatë takimit u diskutua edhe aktiviteti i doTERRA International, një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë në Bullgari. Kompania, me qendër në shtetin e Jutës, është një nga prodhuesit dhe tregtarët kryesorë të vajrave esencialë në botë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..