Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur medaljen e bronztë me një ndeshje 3:1 në një betejëtë rëndë me ekipin çek.
"Djem, qetësohuni! Е kemi fituar tashmë medaljen, por tani duhet të sulmojmë për arin" - u tha trajneri i ekipit bullgar Gianlorenzo Blengini lojtarëve, menjëherë pasi djemtë tanë fituan pikën e fundit në setin e katërt të ndeshjes së fortë me çekët. "Dua t'ju falënderoj për punën, për përmirësimin, për atë që të gjithë dhatë në procesin e punës!" - theksoi për mediat trajneri italian i ekipit kombëtar bullgar.
"Nuk mund ta besoj! Faleminderit të gjithëve! Nesër do të përpiqemi ta shndërrojmë në ar këtë medalje që fituam!" premtoi lideri i ekipit, Aleksandër Nikollov, i cili shënoi pikët vendimtare që sollën një kthesë në lojën e ekipit tonë.
Në prag të një arritjeje historike
Për herë të dytë në historinë e saj, skuadra kombëtare bullgare e volejbollit do të garojë për medaljen e artë në Kampionatin Botëror. Arritja e mëparshme e tillë ishte në vitin 1970, kur ekipi ynë luajti një finale tronditëse me ekipin e Republikës Demokratike Gjermane. "Ndeshja më 2 tetor 1970 ishte jashtëzakonisht e kontestuar. Në momentin e fundit Bullgaria humbi ndeshjen me 16:14, dhe me këtë edhe fitoren përfundimtare me 3:2 sete" - kujton BTA.
Por tani viti është 2025, djemtë bullgarë janë në formë të shkëlqyer volejbolli dhe tregojnë një përgatitje të jashtëzakonshme. Një hap larg majës, skuadra më e re e kampionatit në Filipine ka mundësinë të përmbushë ëndrrën më të madhe të volejbollit dhe t'i gëzojë të gjithë bullgarët. Ka mbetur edhe një ndeshje vendimtare - finalja të dielën, më 28 shtator, është në orën 13:30 sipas kohës bullgare. Suksese!
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: FB/volleyBUL.official, AP/BTA, BTA
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..
Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..