Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë dhe Tajlandës. Në vitin 2024, Bullgaria ishte në vendin e 52-të. Vlerësimi i përgjithshëm është ndërtuar mbi 45 tregues të ndarë në 5 kategori.
Edhe këtë vit, Bullgaria merr rezultatin më të ulët në kategorinë e sistemit ligjor dhe të drejtës së pronës, duke u renditur nën të gjitha shtetet e tjera të BE-së dhe duke u krahasuar me vende si Shqipëria, Argjentina dhe Kazakistani.
Në të kundërt, stabiliteti monetar i garantuar nga bordi valutor, si dhe liria në tregtinë ndërkombëtare falë anëtarësimit në BE, i sigurojnë Bullgarisë vlerësimet më të larta në dy nga kategoritë e klasifikimit.
Për një tjetër vit radhazi, në krye të listës janë Hong Kongu dhe Singapori, ndërsa në fund qëndrojnë Venezuela dhe Zimbabve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Freepik, Pixabay
Numri i të punësuarve deri në fund të qershorit 2025 u rrit me 1.3% krahasuar me marsin 2025, duke arritur në 2.38 milionë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, rritja më e..
Nga nëntori, kartëmonedha dhe monedha euro do të jenë të disponueshme për blerje nga bizneset dhe qytetarët, përpara hyrjes së Bullgarisë në zonën euro më 1 janar 2026. Tregtarët duhet të furnizohen me kartëmonedha dhe monedha euro, në mënyrë që të..
Pas muajsh me inflacion të ulët, madje edhe me një deflacion të përkohshëm, pra ulje të çmimeve në muajin prill të këtij viti, të paktën sipas të dhënave zyrtare të statistikës kombëtare, tendenca u përmbys papritur. Më 15 korrik, vetëm disa ditë pasi..