Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 tetorin 2025

Do të jetë me re dhe me shi, është dhënë kod i kuq për reshje në Bullgarinë Lindore

Foto: BGNES

Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të përkohshme. Era do të fryjë e fortë nga veriperëndimi, ndërsa në rajonet verilindore – nga verilindja. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – 8°. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në kryeqytet rreth 10°.

Në bregdetin e Detit të Zi, gjatë natës së të hënës duke u gdhirë e marta, priten reshje intensive dhe të mëdha në sasi, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 16 dhe 20°. Temperatura e ujit të detit është rreth 20°. Dallgëzimi i detit do të jetë  2 ballë.

Në malet do të mbizotërojë mot me shumë re. Në masivet malore të Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë reshje të përkohshme shiu, dhe mbi 1800 metra reshje dëbore. Reshjet më të mëdha dhe të vazhdueshme do të jenë në Stara Planina dhe në Stranxha. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 8°, ndërsa në 2000 metra rreth 0°.

Të mërkurën do të jetë me re dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu, të konsiderueshme në disa rajone të Bullgarisë Lindore dhe Veriore. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht midis 10 dhe 15°, ndërsa ato minimale – midis 5 dhe 10°.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD

Bullgaria mbështetet te konsujt e nderit në vendin tonë për të krijuar partneritete të reja

Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..

botuar më 25-11-03 6.24.MD

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për mospërfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..

botuar më 25-11-03 5.24.MD