Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të përkohshme. Era do të fryjë e fortë nga veriperëndimi, ndërsa në rajonet verilindore – nga verilindja. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – 8°. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në kryeqytet rreth 10°.
Në bregdetin e Detit të Zi, gjatë natës së të hënës duke u gdhirë e marta, priten reshje intensive dhe të mëdha në sasi, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 16 dhe 20°. Temperatura e ujit të detit është rreth 20°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në malet do të mbizotërojë mot me shumë re. Në masivet malore të Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë reshje të përkohshme shiu, dhe mbi 1800 metra reshje dëbore. Reshjet më të mëdha dhe të vazhdueshme do të jenë në Stara Planina dhe në Stranxha. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 8°, ndërsa në 2000 metra rreth 0°.
Të mërkurën do të jetë me re dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu, të konsiderueshme në disa rajone të Bullgarisë Lindore dhe Veriore. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht midis 10 dhe 15°, ndërsa ato minimale – midis 5 dhe 10°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..