Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do të dobësohen dhe në disa zona do të ndalen përkohësisht. Gjatë ditës, moti do të mbetet me vranësira dhe reshje shiu, më të shumta dhe më të dendura në Bullgarinë Veriore. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore – nga verilindja. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 13°C, në Sofje – rreth 7°C. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 18°C, në kryeqytet – rreth 10°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe me shi. Reshjet më të dendura priten në bregdetin verior. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 16 dhe 28°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 19–21°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 3 ballë.
Në male do të jetë me vranësira, me erë dhe reshje bore; nën rreth 1500 metra lartësi reshjet do të jenë me shi. Reshje të dendura bore priten në zonën qendrore të malit Stara Pllanina dhe në malet Rilla dhe Rodopa. Do të formohet një mbulesë e re bore dhe, në kombinim me erën e fortë veriore, do të ketë kushte për stuhi dëbore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 7°C, ndërsa në 2000 m – rreth 1°C.
Të enjten në gjysmën lindore të vendit vranësirat do të mbeten të dendura, por nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe të izoluara. Në pjesën perëndimore mundësia për reshje është e vogël, vranësirat do të çahen dhe do të pakësohen. Temperaturat gjatë ditës do të rriten dhe në disa zona do të arrijnë deri në 20°C.
Të premten retë do të shpërndahen dhe moti do të kthjellohet, në disa zona deri me diell.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..